Ambasadori rus në BE Vladimir Chizhov ka deklaruar se Britania e Madhe duhet ta kërkojë origjinën e agjentit kimik “Novichok” në laboratorët e saj. Zyrtari rus ka nxitur edhe njëherë zemërimin e britanikëve të cilët e quajtën satirike deklaratën e tij.

 

“Porton Doun, siç e dimë të gjithë, është objekti më i madh ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar që ka të bëjë me hulumtimin e armëve kimike. Dhe në të vërtetë është vetëm tetë kilometra larg nga Salisbury. Prandaj kontrollojini mirë monstrat e agjentëve kimikë që mbani në atë laborator. Rusia nuk ka rezerva të armëve kimike dhe nuk qëndron pas helmimit të ish oficerit të inteligjencës Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.”

 

Në kundërpërgjigje, sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson tha se ambasadori rus ka folur përçart dhe kjo është një tjetër tentativë e Rusisë për t’iu larguar fakteve.

 

Sekretari i Jashtëm tha se Mbretëria e Bashkuar kishte prova se zhvillimi i agjentit nervor kishte vazhduar gjatë 10 viteve të fundit – pavarësisht pretendimeve të Moskës se e ka shkatërruar atë.

 

Johnson gjithashtu tha se ekspertët kimikë ndërkombëtarë do të mbërrijnë të hënën në Londër për të kontrolluar mostrat nga skena e vrasjes në tentativë të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *