Studentët duket se kanë triumfuar që me protestën e tyre të bëjnë qeverinë që të reflektojë ndaj vendimit pqr heqjen e tarifave për provimet e prapambetura. Kjo ishte protesta e dytë studentore më e madhe pas 28 vitesh, ku studentët këmbëngulën për të drejtat e tyre.

 

Në një panel analistësnë emisionin Real Story këtë të enjte është diskutuar në lidhje me ngjashmëritë që kjo protestë studentore ka me atë të dhjetorit të vitit 1990.

 

Politika duket se nuk ka arritur që këtë herë të bëhet pjesë dhe të përfitojë nga studentët pasi kanë qenë këta të fundit ato që kanë kundërshtuar një përfshirje të tillë.

 

Alfred Lela në fjalën e tij ka theksuar se protesta e dy ditëve të fundit tregoi se në këtë vend akoma nuk kanë shteruar shpresat.

 Studente

 

Sipas analistit Arjan Vasjari, protesta e këtij dhjetori nuk ka lidhje me atë të 28 viteve më parë.

 

“Protestat e ketij Dhjetori nuk jane te njejta me protesat e Dhjetorit 90′. Diferenca eshte substanciale midis dy protestave. Ideja e studentëve në 90 ishte për të bërë një politikë të re ku lindi një parti, ndërsa 2018 janë një lëvizje antipolitike, por ajo çfarë na zbulon është se një lloj apogjeu që na shërben për të zbuluar disa gjëra. Studentet jane te mire artikuluar ne kerkesat e tyre. Ata kerkojne barazi ne ndarjen e “pushtetit” ne senanet universitare. Te gjitha kerkesat e tyre jane plotesisht logjike. Studentet e ketij Dhjetori jane dinjitaret e ketij kombi.”

 

Kjo është një protestë që nxjerr në pah nivelin e varfërisë së kësaj shoqërie ka thënë ndër të tjera analisti Agron Gjokmarkaj.

 

“Refuzimi i politikes apo antipolitika eshte hapi drejte nje politike te re. Portesta nxjerr ne pah nivelin e varferise se kesaj shoqerie. “

 

Qëndrimi larg politikës sipas Skënder Minxhozit i ka dhënë më shumë rëndësi protestës së studentëve. Ndër të tjera në Real Story ai theksoi se studentët arritën që të bëjnë një protestë të shëndetshme larg kthetrave të politikës.

 

“Mbajtja larg e subjekteve politike prej studenteve protestues e ka mbajtur te shendetshem reagimin e tyre.Protesta po zbulon nje moment qe po jetohet dhe qe ka te beje me qeverisjen. Rama po “luan” me nje bindje te verber duke avancuar me qendrimet e tij, por per kauza me intersin…”

 

Për analistin Eduard Zaloshnja kjo është një protestë pa foltore dhe e tillë arriti të krijojë bindje dhe besim.

 

 

“Protesta e Dhjetorit2018 nuk ka foltore. E tille nisi dhe protesta e 90′, por ne 11/12 ne krye te protestes u shfaq Sali Berisha duke i dhene asaj qendrimin politik. Nuk shoh asnje figure qendrore/kryesore politike qe te dale apo meritoje  foltoren e kesaj proteste.”


Analistët kanë përshëndetur qëndrimin e të rinjve studentore duke i përgëzuar për mënyrën se si ato zhvilluan këtë protestë paqësore, dhe pastrimi që i bënë ambjetit në fund, duke treguar se kjo është me të vërtetë Shqipëria që ne duam të shikojmë në Evropë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *