Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, pas denoncimit të depozituar në Prokurorinë e Tiranës ndaj kryeministrit Rama dha një deklarate për mediat duke mos i kursyer akuzat e forta ndaj kreut te qeverisë.

 

“Arsyeja për të cilën ne ndodhemi këtu është shumë e thjeshtë, kemi paditur kryeministrin për një arsye shumë qartë për të gjithë ju, sepse Kryeministri i vendit nuk i është kanosur dënuesit, por i është kanosur denoncuesit dhe ky është fakt publik.

Së dyti, çdo pretendim i lidhur me deklarimet e komisar Nuhut edhe ndonjë pyetje të ndonjë kolegut tuaj këtu, mbas këtyre deklarimeve, djali i deputetit ndodhet në “Arrest me Burg”. Kurse për dy muaj rresht djali i deputetit shëtiste nëpër Shqipëri dhe bënte çfarë të donte. Pra fakti është që deklarimet, vendosën në lëvizje në proces, shkaktuan arrestimin se në rast të kundërt nuk do të arrestohej ai  dhe njëkohësisht hapën një kalvar të tërë, edhe një dokumentacion të tërë i cili ishte i fshehur edhe nga ju, pasi ju me një njoftim jeni njohur nëpërmjet postimeve në Facebook të personave publik muaj më parë, i cili nuk u mor në konsideratë pasi ishte i fshehjes së të vërtetës dhe të gjitha këto deklarime që ndodhën bënë të mundur që një e vërtetë e madhe të dalë në shesh dhe kjo e vërtetë kërkon të hetohet dhe të thellohet, ndërkohë që kemi një kryeministër i cili u kanoset për jetë a vdekje ka thënë këtyre që denoncojnë të vërtetat, kudo që të jenë ata, në detyrë apo jo dhe ka marrë misionin e madh që çdo lloj të vërtete  ti mbyllë gojën.

Këto janë pikërisht për të mos ta mbyllur fytin dhe gojën. Jemi njëherazi për të vënë sërish  në provën e moralit dhe të zbatimit detyrës shtetërore Prokurorinë, pasi kemi qenë së bashku në Prokurorinë e Krimeve të rënda ku është sërish i paditur Edi Rama. Ju e dini përse Pasi deklaroi se kishte bërë ekspertizën e audiopërgjimit të vëllait të ministrit të brendshëm. Dhe ju e dini që Prokuroria dhe sipas lajmeve që jepni ju vetë vetëm para pak ditësh, të paktën referohet nga vetë ju sikur kishte marrë përgjigje. Një përgjigje që medemek e kishte marrë që një ditë më mbrapa dhe në mënyrë kompetente.

 

Por deputeti i LSI nuk u mjaftua me kaq, por nepermjet nje statusi ne facebook ironizoi Ramen:

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *