Subscribe

Deputetja e PS për Tiranën Etilda Gjonaj ka dalë në mbështetje të projektit të Bashkisë së Tiranës për transportin e gjelbër në kryeqytet. Nga foltorja e Parlamentit, Etilda Gjonaj përgëzoi kryebashkiakun Veliaj, ndërsa tha se halli i vetëm i opozitës është ai personal.

“Si deputete e Tiranës, unë shpresoj që të paktën kur të udhëtoni me transportin e ri mbi bazën e kësaj marrëveshje, do të thoni sa gabim kemi bërë që nuk e kemi miratuar atë marrëveshje. Dua të falënderoj qeverinë shqiptar por njëkohësisht dhe të përgëzoj kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj që ndërsa një grusht njerëzish godasin bashkinë me molotov për të zgjidhur hallin e tyre personale, halli i vetëm i tij janë banorët e kryeqytetit dhe për ta shndërruar Tiranën si një kryeqytet pa asnjë dallim me kryeqytetet e tjera të Europës”, tha Gjonaj.

Deputetja socialiste nënvizoi se përmes kësaj reforme, do të ketë një transformim të transportit,  në një kryeqytet që rritet përditë dhe ka fluks turistësh. “Tirana është një qytet që rritet përditë, dhe jo pak por me 20 -25 mijë banorë të rinj në vit.  Po aq sa rritet dhe numri I turistëve. Po të bëjmë krahasimet me 2015, nëse në 2015 kanë qenë 100 mijë turistë në vit, sot kalon tek 10 milionë në vit. Në këtë rritje të përditshme patjetër që kërkohen dhe investime të vazhdueshme dhe një gamë e madhe shërbimesh që I ofrohen qytetarëve. Këtu u tha këtu që dolën deputetët e Tiranës në mbrojtje të Veliajt. Unë e kam për nder të jem në ekipin politik të Tiranës dhe jam e privilegjuar që jam deputete e Tiranës, por ne këtu flasim për të mbrojtur një projekt që do sjellë ndryshim cilësor në atë ccfarë qytetarët e Tiranës do përfitojnë sa i takon transportit publik. Për mua është ndër projektet më të rëndësishëm pasi lehtëson problemin e trafikut dhe të transportit publik”, u shpreh Gjonaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *