Subscribe

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e cilësoi fyerje paraqitjen e deputetëve të opozitës në sallën e Kuvendit, të cilët mbajnë të veshur blizën me mbishkrimin “Lironi Liderin”.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla theksoi se ëhstë fyerje ndaj qytetarëve të flasësh kundër korrupsionit në një moment që në bluzë kërkojnë lirimin e një personi të akuzuar për korrupsion.

Më duket më shumë se qesharake të vish në Kuvend të flasësh për luftën kudër korrupsionit,m duke mbajtur në gjoks një person të akuzuar për korrupsion. Një qytetar që sheh pamjen nga televizori dhe sheh shtrisën e  lajmeve deputeti flet për korrupsion dhe sheh një person të akuzuar për korrupsion. Nuk kam folur prej muajsh për këtë çështje, pasi jam personi që kam ngritur kallëzimin për këtë rast. Por minimalist dhe një sugjerim në formë kritike për drejtuesit e Kuvendit, Kuvendi ka një kod etike sa i përket edhe veshjes. Unë do ta quaja fyerje prezencën e disave prej jush këtu që jam i bindur që e bëni në shenjë mirënjohjeje, pasi mendoni se ja keni borxh Saliu që jeni në këtë sallë. Të visjni edhe mbi kokë, por kursejani qytetarëve këtë. Mund ta bëni çdo ditë poshtë ballkonit, u kam parë se shkoni edhe te protestat te bashkia, por nuk gjej dot përgjigje pse protestoni me bluzën “Liro Saliun”. Çfarë lidhje ka kjo. Jemi duke diskutuar një marrëveshje me qeverinë Gjermane. Nuk e fsheh asnjëherë, të kaptën 19 vitet e fundit kam votuar të gjitha marrëveshjet em qeverinë Gjeërmane, edhe kur kam qenë në opozitë. Me qeverinë Gjermane marrëveshjet kalojnë 1.2 miliardë euro. I jemi mirënjohës qeverisë gjermane që përmes KFW-së të të jetë me projekte në të gjithë sektorët e jvendit sikurse janë ujësjellësit, kanalizimet, rrjeti elektrik. I keni harruar seç deshët të kurdisnit në kurriz të një projekti me KHV-së për një projekt mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe e dini fare mirë se kush ishte personi i përfshirë në dëmtimin (Ai qe mban ti në bluzë) , por jeni disfatistë. Nëse do ishe në opozitë dhe mendon që në 2025-ën do vish në pushtet do të thaush që e mbështes këtë marrëveshje se kru fillon do jem në qeveri. Por e dini fare mirë që për turpin tuaj që unë nuk gjej dot përgjigje keni deklaruar se do votoni kudndër, pasi ju jeni kundër përmirësimit të transportit urban në Tiranë. Ju jeni kundër përmirësimit q lidh Kombinat-Kinostudio, Unazën, Tiranën e Re. Autobusë krejtësisht miqësore me mjedisin, ju jeni kundra. Nuk e di si do ju përgjigjeni udhëtarëve. Ti dhe shokët e tu edhe në protestë parkoni beznat poshtë te parkingu. Kjo është një marrëveshje kredie 10-vjeçare, zbatimi i saj do zgjasë deri në 2029-ën. Unë mendonva se ju keni në palën të men doni për zgjedhjet e 2029-ës, por ju nuk po mendoni as për 2033. Dy fjalë për bombat te bashkia. E drejta për protestë është kushtetuese, por degradimi sa herë që vjen është fjalimi i njërit, dhe nja 5 idiota që e shoqërojnë që duhet të hedhin bomba molotov”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *