Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, gjatë fjalës së tij në sheshin “Nënë Tereza”, ka thënë se shqiptarët do të vendosin dinjitetin e tyre të humbur.

 

 

Vasili tha se duke votuar numrin 1, do të shporrë planin e tepsisë dhe timonit, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

 

 

“Ne kemi një plan të madh për Shqipërinë që ul taksat, i kthen atyre mirëqenien,. I bën ata të begatë dhe të mos punojnë më për oligarkitë gjakpirëse. Sot është dita ti japim përgjigje të rinjve që presin me padurim 25 qershorin për të vënë me votë dinjitetin e tyre”, ka thënë Vasili.

 

 

“Të shporrim planin e tepsisë dhe të timonit. Të tjerët kanë gjoba, plehra, koncesione. Të gjithë në këtë shesh kanë një shans, dhe jo shans për një tepsi, për një oligarki, por shans për një shpresë të re.

 

 

Nuk kemi asnjë aletenrativë tjetër. 1-shi është rruga që e çon Shqipërinë në Evropë. Ta mbajnë oligarikinë, nuk e duam. Armiqtë tanë janë vetëm dy: Papunësia dhe varfëria.

 

 

Do t’i shembin. Duart intrigante e mbajtën peng vendin për 25 vjet”, tha Petrit Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *