Kreu i grupit  parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka theksuar se fajtori më i madh që ka Shqipëria është kryeministri Edi Rama.

 

Vasili në reagimin e tij shprehet se të rinjtë shqiptarë, të cilët po largohen masivisht nga vendi kanë si armik të vetëm shefin e qeverisë, i cili në pikëpamjen e tij ka kapur drejtësinë, ka vjedhur votat dhe është mbështetës e garant i krimit.

 

“Vetem nje fajtor,vetem nje zgjidhje!

Kriza shume e thelle politike e shoqerore ka vetem nje pergjegjes.

Integrimi europian ka vetem nje pengese.

Shqiptaret kane vetem nje grabites te votave.

Qytetaret kane vetem nje kusar te madh te parave te tyre.

Te rinjte e Shqiperise kane vetem nje armik te se ardhmes se tyre

Drejtesia ka vetem nje rrembyes te saj.

Parate e pista kane vetem nje njeri qe hap deren.

Kriminelet kane vetem nje mbeshtetes.

Zgjidhja politike ka vetem nje menyre.

LARGIMIN SA ME PARE TE EDI RAMES.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *