Dy persona u arrestuan në qendër të Athinës sepse u kapën me dy valixhe të mbushura me dokumente të falsifikuara.

 

Pjesë e tyre ishin edhe pasaporta, karta identetiteti e patenta shqiptare. Mediat greke bëjnë me dije se dy personat që janë arrestuar janë me shtetësi të huaj dhe akuzohen si anëtarë të grupit të falsifikatorëve.

 

Bilanci i dokumenteve të gjetura në valixhe ishte ky: 707 pasaporta, 358 karta identiteti, 57 leje qëndrimi, 36 leje drejtimi dhe 15 karta azilkërkuesi.

 

Kur panë policinë, dy të akuzuarit tentuan të arratisen, por pa sukses. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar edhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në falsifikimin e dokumenteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *