Ndalesa e Barcelonës në shtëpi me Granadën lehtëson edhe më shumë ecurinë e Real Madrid drejt titullit kampion. Katalanasit gabuan përballë skuadrës së Uzunit në një barazim 3 me 3 dhe tani e shohin veten 10 pikë larg rivalit historik.

Provë shumë e mirë e sulmuesit kuqezi në Barcelonë duke luajtur 84 minuta si titullar  dhe protagonist madje. Për të zotët e shtëpisë menjëherë protagonist në ndeshje talenti Lamin Jamal i cili kaloi ekipin e tij në avantazh i shërbyer nga Kanselo. Në minutën e 40 pranë dyfishimit Barcelona, por Hongla në vijën fatale largoi topin e Levandosvkit.

Vetëm 3 minuta më vonë miqtë befasuan duke barazuar shifrat me Pelistri. Ish-futbollisti i Manchester United bëhet protagonist edhe në fillimin e pjesës së dytë, por këtë herë goli është një dhuratë nga Myrto Uzuni. Për të rivendosur ekuilibrat në 2 me 2 mendoi Levandovski, por pas vetëm 2  minutash miqtë rigjetën avantazhin falë një goli të Mikel.

Talenti Jamal me një gjuajtje nga distanca nxori nga situata Barcelonën, e cila duhet t’i falet edhe një super pritje të Ter Shtegen kundrejt Myrto uzunit, të cilit iu mohua goli i fitores.

Në një tjeter ndeshje të rëndësishme të La Ligës, Sevija mundi 1 me 0 Atletiko Madrid falë një goli të Romeros në minutën e  15. Sukses jetik për Andaluzët për t’iu larguar zonës së ftohtë, ndërsa madrilenet humbasin terren në luftën për zonën champions pasi janë të 4, por Bilbao është afër me një ndeshje më pak. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *