Forcat e Armatosura izraelite (IDF) kanë njoftuar se kanë vrarë një komandant të Hezbollahut në Liban.

Konkretisht, zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Haggari, ka bërë të ditur këtë të martë se komandanti Ali Hussein Barzi është vrarë në një sulm ajror në Libanin jugor .

Sipas IDF, Ali Hussein ishte përgjegjës për dhjetëra sulme me dronë kundër Izraelit, duke përfshirë sulmin e mëngjesit të sotëm në një seli ushtarake në Safed, në Izraelin verior.

Ushtria izraelite publikoi videon e sulmit ajror që synonte makinën në të cilën po udhëtonte Ali Hussein Barzi./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *