Subscribe

Në vijim të Marrëveshjes “Bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ushqehemi shëndetshëm”, nënshkruar midis Ministrisë së Bujqësisë, Shëndetësisë, Arsimit si dhe Bashkive Elbasan, Fier, Korce, Lezhe, Tiranë, sot në “Ditën Botërore të Ushqimit” në qytetin e Korcës tek shkolla “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” fillon projekti i kantinave ushqimore, për te vijuar në javet e ardhshme në 3 shkolla të tjera të qytetit (Stavri Themeli, Pandeli Cale, Ismail Qemali).

Rreth 2000 nxënës të shkollave 9-vjecare do të përfitojnë nga projekti pilot, i cili do të vijojë në muajin Nëntor në qytetin e Elbasanit, Tiranës si dhe cdo qyteti tjetër i cili do i bashkohet kësaj iniciative.

Sipas Marrëveshjes, në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë kemi hartur menunë ushqimore, e cila përshtatet me standardet e të ushqyerit shëndetshëm për grupmoshat   6-15 vjeç.

MBZHR nëpërmjet AKU do të kryejë kontrollin e produkteve ushqimore si dhe të mjediseve ku ato ruhen.

 

Bashkia do të komunikojë dhe bashkëpunojë në mënyrë të vazhdueshme me prindërit, për njohjen dhe vlerësimin per cilësinë e produkteve ushqimore.

Te gjitha keto jane bere me dije nga Niko Peleshi ministri i bujqesise nga Korca ne diten boterore te ushqimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *