Një fitore të pastër 3 me 0 shënoi Uruguai ndaj Rusisë, duke marrë kështu kryesimin e grupit A.

 

Uruguaianët kaluan në avantazh që në minutat e para të takimit me anë të Suarez. Përmes goditjeje dënimi, Ai gjeti rrjetën duke realizuar një gjuajtje të kalibruar.

Por ekipi dominoi gjithë ndeshjen, pavarësisht rezistencës së vendasve. Rusia në fakt mbeti me 10 lojtarë në minutën e 35, kur gjyqtari nxori me të kuqe Smolnikov.

 

Dy golat e tjerë për uruguaianët u shënuan nga Laksalt dhe Kavani.

 

Me këtë triumf Uruguai u rendit i pari në grup me 9 pikë, i pasuar nga Rusia me 6 pikë

 

Edhe Arabia Saudite mori 3 pikët e para në grupin A. Ajo mposhti Egjiptin 2 me 1 me një gol në sekondat e fundit të ndeshjes.

 

Mohamed Salah shënoi i pari për egjiptianët, ndërkohë që portieri arriti të presë një penallti. Por sauditët rikuperuan sërish përmes një penalltie duke barazuar. E në fund të ndeshjes, arabët arritën të shënonin golin e fitores përmes Al Dausari. Me këtë rezultat, Arabia saudite e mbylli botërorin e Rusisë me vetëm 3 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *