Subscribe

Kjo është një ndër qindra telefonatat që mbërrijë në urgjencën kombëtare çdo ditë, nga njerëz të të shqetësuar për shkak së përhapje së virusit të ri COVID-19.

 

Pas konfirmimit të të prekurve të parë me koronavirus në vendin tonë, Urgjenca Kombëtare po përballet me një fluks shumë të madh telefonatash.

 

Janë afro 5000 thirrje në ditë ku qytetarët shprehin shqetësimet e tyre: mjekët  plotësojnë  një skedë online më të dhënat dhe pas pyetjeve ata marrin në shqyrtim rastin se si do të procedohet më tej.

 

Kur një qytetar dyshohet që ka simptomat të koronavirusit , mjekët vendosin veshjet mbrojtëse dhe drejtohen për në banesën e tij.

 

Kamera e “Vizion Plus” ndoqi një ambulancë që shkoi në shtëpinë e një personi që kishte shfaqur të gjitha simptomat e covid-19 .

 

Mjeket kontaktonin herë pas herë me personin, duke mësuar me saktësi vendndodhjen e tij.

 

Në këtë rast, pacienti që jetonte vetëm, doli nga banesa e tij pa mbërritur ambulanca. Mjekët pasi konstatuan se kush ishte personi që kishte telefonuar, nxituan dhe i vendosën maskën mbrojtëse.

 

Autoambulanca e dërgoi qytetarin drejt urgjencës se spitalit Infektiv, ku do i nënshtrohet të gjitha analizave, për të konfirmuar nëse është mbartës i virusit të ri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *