Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një...

Jeta e tij në rrezik? Djali i Netanyahut evakuohet...

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të fortë, Venezuela...

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli: Respektojmë zgjedhjen...

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të mëtejshme me...

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj,...

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas...

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 7 vendime...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në...

UNHCR: Mbi 5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

20 Prill 19:30

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët bëri të ditur se më shumë se 5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit të Rusisë më 24 shkurt. Refugjatët, kryesisht gra e fëmijë, janë shpërndarë nëpër Evropë, në një përpjekje për të nisur gjithçka nga e para.

 

Disa prej tyre rrëfejnë tmerrin e ditëve të qëndrimit mes bormbardimeve të fuqishme, e vështirësive për të siguruar bukë e ujë. Viktoriya Savyichkina, nënë e dy vajzave la pas shtëpinë e saj në qytetin e shkatërruar të Mariupolit. Para se të largohej ajo jetonte prej javësh në një bodrum pa energji elektrike dhe ujë. Tashmë në Poloni, së bashku me dy vajzat e saj, po planifikon të rifillojë jetën e para.

 

“Rrimë dhe qajmë, të gjithë kemi ndjenjën se nuk kemi më shtëpi. Nuk dihet se ku do të shkojmë, çfarë do të bëjmë, ku do të vrapojmë. Kjo është shumë e frikshme”, thotë ajo.

 

Shifra prej 5 milionë refugjatësh shënon një tjetër moment tronditës historik në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Vetëm tre javë më parë, kur numri arriti në katër milionë, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) tha se ishin tejkaluar parashikimet e rasteve më të rënda.

 

“Në më pak se dy muaj kemi parë që rreth një e katërta e popullsisë së Ukrainës, më shumë se 12 milionë njerëz në total, përfshirë pesë milionë refugjatë, dhe 7.1 milionë brenda vendit, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Kjo është një shifër marramendëse njerëzish”, thotë zëdhënësja e UNHCR-së në Gjenevë, Shabia Mantoo.

 

Sipas UNHCR gjysma e refugjatëve nga Ukraina janë fëmijë.

 

Në Poloni kanë mbërritur më shumë se 2.8 milionë refugjatë. Ukrainasit marrin numra polak identifikimi (PESEL), që u japin atyre mundësi për të punuar, për kujdes shëndetësor falas, shkollim dhe për të marrë ndihmë finnaciare për fëmijët. Por disa prej tyre, sikurse 40-vjeçarja Savyichkina, me profesion llogaritare, kanë vendosur të vazhdojnë përpara dhe të shohin se çfarë sjell jeta.

 

“Ne do të shkojmë në Gjermani, sepse ata kanë thënë se do të na ndihmojnë. Shpresojmë të jetojmë atje, të dërgojmë fëmijët në shkollë, të gjejmë punë e të fillojmë jetën nga e para”.

 

Ajo dhe vajzat e saj po qëndrojnë brenda ambienteve të mëdha të një qendre që përdoret për ekspozitë (Global EXPO), e shndërruar në një strehë për rreth 800 refugjatë. Familja donte që në fillim të largohej nga qyteti port i Mariupolit i cili po bombardohej egërsisht, por duke parë shkatërrimin përreth, ajo kishte frikë të largohej nga bodrumi, edhe pse nuk kishte energji elektrike e për të marrë ujë u duhej të rrezikonin shumë, duke e sjellë me gota nga jashtë.

 

“Ne donim të largoheshim menjëherë sepse të gjitha shtëpitë përreth ishin shkatërruar. Gjithçka ishte plaçkitur, kishte trupa ushtarake që plaçkisnin, njerëzit donin të hanin, ne gjithashtu nuk kishim ujë për të pirë”.

 

Me t’u dhënë mundësia, ajo dhe vajzat e saj 9 dhe 14 vjeçare u nisën drejt Polonisë. Më në jug, Hungaria po shërben gjithashtu si një vend i madh pritjeje për refugjatët. Nga më shumë se 465,000 refugjatë, rreth 16,400 kanë aplikuar për të qëndruar aty. Shumë prej tyre janë anëtarë të pakicës etnike hungareze në Ukrainë. Qeveria e Hungarisë thotë se ka dhënë rreth 8.7 milionë dollarë për disa organizata bamirëse dhe po jep subvencione kompanive që të punësojnë ukrainas që kanë aplikuar për të marrë qëndrim të përhershëm në këtë vend.

 

Rumania fqinje ka pranuar mbi 750,000 refugjatë. Në një qendër në Bukuresht, Oxana Cotus nga Kievi, me 4 fëmijët e saj të vegjël thotë se nuk donte të ishte larg atdheut të saj ndaj u kthye nga Danimarka që kishte zgjedhur fillimisht për të qendruar, në Rumani.

 

“Kryqi i Kuq na ndihmoi të qëndrojmë këtu. Na strehuan në një ndërtesë dhe duke qenë se kemi shumë fëmijë, u përpoqën të përmirësojnë jetën tonë e të fëmijëve tanë”, thotë ajo.

 

Vendet pritëse thonë se kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare për të përballuar këtë sfidë të pashembullt, veçanërisht tani, kur numri i refugjatëve mund të rritet pasi Rusia ka intensifikuar betejën e saj për kontrollin e rajonit lindor të Donbasit. Kryebashkiaku i Varshavës Rafal Trzaskowski thotë se rreth 300,000 refugjatë janë vendosur në këtë qytet me një popullësi prej rreth 1.8 milionë banorësh.

 

“Nëse kemi një valë të dytë refugjatësh, atëherë do të krijohet një problem i vërtetë sepse deri tani i kemi përmbushur kapacitetet e nuk mund të pranojmë më shumë”, thotë zoti Trza./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Largim lufte Refugjate ukriane UNHCR

Nga e njëjta kategori

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një valixheje

më shumë...

Jeta e tij në rrezik? Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA

më shumë...

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të fortë, Venezuela do të rilindë

më shumë...

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli: Respektojmë zgjedhjen e popullit islandez

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:29

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë...

9:56

Jeta e tij në rrezik? Djali i...

9:32

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

8:46

Aksident në Vlorë, makina përplas drejtuesin e...

8:44

Mbrojtja: 20 vatra zjarri në vend, 7...

8:27

Maduro publikon foto nga burgu: Qëndrojmë të...

7:35

Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli:...

7:21

Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të...

6:37

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre...

6:19

Makina bie në greminë në Kurbnesh të...

5:57

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të...

5:40

Nuk dorëzohen lehtë! 3 shenjat e horoskopit...

5:21

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela...

5:06

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët...

4:35

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët...

4:15

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur...

4:03

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e...

3:46

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së...

3:06

Anija me rreth 270 persona përmbytet në...

2:32

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • 57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të moshuarin që lëviz...
  • Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë emrin dhe deklarime, po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.