Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se me qëndrimet e mbajtura këtë të premte pro hapjes së listave zgjedhore dhe mos lejimin e koalicioneve parazgjedhore, ka rrëzuar në essence marrëveshjen politike të 5 qershorit për Kodin Zgjedhor.

Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e pushtetit ka kohë që manifestohet me gjuhën dhe veprimet e tij, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka pasur as Ramiz Alia në ditët e fundit.Sot Edi Rama në esencë ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, që u investuan forcat politike me dakordësinë e 14 janarit dhe ndërmjetësimin e SHBA-BE-së dhe Britanisë së Madhe. Në këtë marrëevshje ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore. Ky ndryshim i njëanshëm e zhvlerëson marrëveshjen e 5 qershorit. Pika dytë e marrëveshjes së 5 qershorit përjashton ndryshimin e njëanshëm të sistemit. Cështja kryesore sot është se Edi Rama hodhi në erë marrëveshjen e 5 qershorit, është një investim i SHBA-BE-së dhe Britanisë së Madhe. Marrëveshja e 5 qershorit ishte emëruesi i përbashkët për të krijuar kushtet për normalitet zgjedhor.Prishja e kësaj marrëveshje dhe kërkesa e paprecedent për të ndryshuar kushtetutën për të hequr koalicionet, se prandaj e do ai, se listat i hap pa ndryshuar kushtetutën. Thirrja ime është të reflektojë.

Por Basha shkon më tej kur bën edhe një deklaratë të fortë. Ai thotë se Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij gjatë muajve të fundit duke propozuar edhe formulën “unë kryeministër dhe Rama President”, vetëm që të plotësohet kërkesa e tij për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Dua të përsëris diçka që e kam thënë në një emission. Për jë muaj e gjysëm, Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuaj çdo ditë me të njëjtin mesazh “Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet.” Edi Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë, besoj, nuk ka nevojë të zgjatem, se është në fund, në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij, i njeh çdokush. Edi Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. “heqim koalicionet dhe ti kryeministër, unë president”. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur e zhvatur Shqipërinë, siç ka bërë këto 7 vite e gjysëm. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqësojn askënd, përveçse paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është dhunim flagrant i konsensusit të arritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *