Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas deklaratave të Presidentit, Ilir Meta këtë të martë.

 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Manja shkruan se është ulëritës fakti që Ilir Meta ndot dynjanë me emra të cilët janë çuar e janë nxjerrë nga dosjet në prokurori.

Sipas Manjës diçka tjetër po ia prish gjumin Ilir Metës.

 

“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…”- shkruan Manja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *