Subscribe

Partia Demokratike menjëherë pasi të vijë në pushtet do të rishohë sistemin e arsimit të lartë, pas reformës së qeverisë “Rama”. Në një takim më te rinjtë në Vorë, kryetari demokrat Lulzim Basha, tha se do të vendoset për uljen e tarifave.

“Tarifat do të ulen, arsimi i lartë do të garantohet për të gjithë ata që e dëshirojnë dhe ne do të bashkëfinancojmë në mënyrë të ndershme dhe konkurruese të gjitha institucionet e arsimit të lartë publike dhe jopublike, me qëllim që djemtë dhe vajzat e shqiptarëve të kenë mundësi të realizojnë ëndrrën e tyre pa u bërë barrë shtesë për prindërit dhe xhepat e tyre të varfëruar e të goditur nga taksat e larta dhe nga paudhësitë e qeverisjes Rama-Meta”

Në takimin me të rinjtë, Basha theksoi përfshirjen e të rinjve në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“49 kandidatë nga 140 kandidatët e ardhshëm do të zgjidhen me votën e drejtpërdrejtë nga radhët e rinisë demokrate. Ju do të nxirrni dhe evidentoni përmes gjykimit dhe votës tuaj, më të mirët ata që ju përfaqësojnë më së miri. Do të rreshtoni ata me denjësi në listën e betejës tonë të ardhshme që do të jetë lista e vlerave përballë listës së antivlerave. Do të jetë lista e besimit përballë listës së dëshpërimit. Do të jetë lista e shpresës përballë listës së zhgënjimit dhe depresionit”.

Kreut demokrat u shpreh se papunësia tek të rinjtë llogaritet rreth 40%. Kjo situatë, sipas tij ka diktuar planifikim nga Partia Demokratike të mbështetjes së veçantë nga buxheti për kompani, të cilat punësojnë të rinjtë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *