Ligjvënësit ukrainas miratuan sot një projektligj që synon të ndihmojë zëvendësimin e trupave pas dy viteve luftë me Rusinë. Kjo do të thotyë që të dënuarit ukrainas do të jenë në gjendje të shërbejnë në ushtri.

Projektligji parashikon që të burgosurit që regjistrohen në ushtri do të kenë të drejtë për falje.

Ata që janë dënuar për krime kundër njerëzimit, dhunë me bazë gjinore, vrasje ose krime kundër sigurisë kombëtare nuk do të lejohen të shërbejnë në ushtri, tha deputeti Oleksiy Khotsarenko në aplikacionin Telegram.

Një projekt-ligj i veçantë që parashikon gjoba të rënda për qytetarët që nuk respektojnë rregullat e rekrutimit u miratua gjithashtu.

Është e paqartë se sa njerëz të tjerë mund të bashkohen me forcat e armatosura nëse projektligji miratohet.

Ligji për rekrutimin e të dënuarve ka të ngjarë të pësojë ndryshime para leximit përfundimtar për të eliminuar rrezikun e korrupsionit, tha deputeti Jaroslav Zelezniak.

Trupat e Kievit po luftojnë kundër ushtrisë ruse të pajisur më mirë, me një grup të madh rekrutimi, pas një pushtimi në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *