Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se të martën (24.03.2020), arkat ku mund të paguhen faturat e ujit dhe shërbimi i klinetit do të funksionojnë çdo ditë në orarin 07.00 deri 13.00.

 

Nga dita e martë dhe në vijim, UKD do të punojë me orare dhe staf të reduktuar, ndërsa iu sugjeron klientëve që të drejtohen për të paguar faturat online me anë të aplikacioneve të bankave, ose nëpërmjet degëve të Postes Shqiptare, Money Gram, Uestern Union etj.

 

“Sqarojmë se pagesa nëpërmjet kësaj rruge nuk është e nevojshme për të pasur faturën, pasi atë e gjeni në rubrikën “Selfcare” në faqen  e ëeb-it. Për ata qytetarë që nuk kanë mundësi për ti paguar faturat në këtë rrugë, UKD orienton qytetarët se ata duhet të mbajnë maska dhe distancë prej rreth 1 metër kur paraqiten para punonjësve të arkave. E njëjta gjë vlen edhe për zonën e Shijakut. Kujtojmë edhe një herë se pagesa online e faturës mund të bëhet në numrat e llogarive të bankave të mëposhtme: Raiffeisen Bank 0200000505/ Credins 00000010517/ Procredit 20-062925-00-01/  B.K.T 404000542/ Intesa SanPaolo 52000930701/ Union 120101683030117/ Tirana Bank 0300-300038-100/ Alpha  AL629021221702112300054/ FIB BANK  AL75 2151 2025 ALL1 0000 0011 5502/  BANKA OTP 00000039507.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *