E shtunë, 24 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

UEFA gjobit FSHF për tifozët, rreth 28 mijë euro penalizim për hedhje e sendeve në fushë dhe flakadanëve kundër Çekisë

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi me rreth 28 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe ndezjen e flakadanëve në stadium, në duelin kundër Çekisë, i luajtur më 16 nëntor në stadiumin kombëtar në Tiranë.

Ky, në fakt, është i disati rast që FSHF ndëshkohet me gjoba të majme për situata të ngjashme në ndeshjet brenda fushe, të kombëtares shqiptare.

Reklamë

Në tetor Federata u penalizua me më shumë se 41 mijë euro për  disa incidente të vogla në duelet e muajit shtator në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës në Pragë, por edhe kundër Gjeorgjisë në Tiranë.

Bashkë me njoftimin për gjobën e marrë nga UEFA, Federata i bëri thirrje tifozëve të kombëtares të jenë korrektë me kundërshtarët, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin tonë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë