Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por...

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar...

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe qytetarë të...

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin marshimin përreth...

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për...

Uashingtoni, bota vëzhgojnë situatën në Niger, ndërsa udhëheqësit ushtarak nuk tërhiqen

8 Gusht 21:00

Uashingtoni po vëzhgon nga afër krerët e grushtit të shtetit në Niger pasi ata refuzuan afatin e së dielës për të rikthyer në pushtet presidentin e rrëzuar dhe, pasi fuqitë rajonale nuk vepruan, megjithëse kishin paralajmëruar të ndërhynin ushtarakisht. Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë ndihmën për vendin e varfër të Afrikës Perëndimore.

 

Në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, mbështetësit e grushtit të shtetit ushtarak vazhduan të shfaqin përkrahjen në rrugë, duke sfiduar paralajmërimet për ndërhyrje ushtarake nga udhëheqësit rajonalë. Udhëheqësit e juntës vazhdojnë ta mbajnë presidentin peng për më shumë se një javë, pasi ata morën pushtetin.

 

“Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Vendit paralajmëron Bashkimin Afrikan Perëndimor ECOWAS dhe fuqitë e huaja kundër çdo ndërhyrjeje në punët e brendshme të Nigerit. Kjo aventurë ushtarake do të ketë pasoja katastrofike për sigurinë e rajonit tonë, stabilitetin e tij dhe unitetin e komunitetit tonë”, thotë Kolonel Major Amadou Abdramane, zëdhënësi i autorëve të grushtit të shtetit.

 

Për të treguar mbështetjen e tyre pro juntës ushtarake, protestuesit therën të dielën një gjel, i lyer me ngjyrat kombëtare të Francës. Nigeri ka qënë koloni e Francës.

 

Afati i së dielës për të kthyer presidentin Mohamed Bazoum në pushtet përfundoi pa u respektuar. Ai arriti të publikonte një opinion për gazetën amerikane ‘Washington Post’, në të cilin tha se grushti i shtetit, i udhëhequr nga kreu i gardës së tij presidenciale, “nuk ka asnjë arsyetim”.

 

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, ose ECOWAS, kërcënoi se do të përdorte forcën, nëse presidenti Bazoum nuk lirohej. Kjo organizatë do të mbajë të enjten një takim urgjent të nivelit të lartë.

 

Nigeri është partner kyç i sigurisë së SHBA-së në rajonin e paqëndrueshëm të Sahelit, rajonit afrikan që shtrihet përgjatë bregut jugor të shkretëtirës së Saharasë, nga Atlantiku deri në Detin e Kuq.

 

Të hënën, Pentagoni tha se nuk kishte “asnjë ndryshim” sa i përket qindra trupave amerikane atje dhe nuk kishte plane për t’i evakuuar ata.

 

Nigeri, një nga vendet më të varfra në botë, ka shkallën më të lartë të lindshmërisë në Afrikë dhe varet shumë nga ndihmat e huaja.

 

Të hënën, zëdhënësi i Departamenti i Shtetit njoftoi pezullimin e ndihmave.

 

“Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme. Nuk kam një shifër sepse ne nuk e kemi ndërprerë, por e kemi ndaluar përkohësisht. Nëse udhëheqësit e juntës do të largoheshin dhe do të rivendosnin rendin kushtetues nesër, vendimi do të tërhiqet dhe sistemet e sigurisë do të rivendoseshin. Por siç e kemi bërë të qartë, bëhet fjalë për qindra miliona dollarë”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

 

Por krerët e juntës kanë njëfarë mbështetjeje, thonë analistët, pasi homologët e tyre në Burkina Faso, Mali dhe Guinea kanë dalë në anën e tyre dhe kanë mbajtur takime me grupin në Niamey.

 

“Ata kanë frikë se komuniteti ekonomik rajonal do të ndërhyjë dhe rivendosë demokracinë, ndonëse ky nuk është misioni i ECOWAS-it. Mendoj se kjo tregon se sa të frikësuar janë ata që një ndërhyrje e mbështetur në vlera për ruajtjen dhe mbështetjen e procesit demokratik dhe qeverisjen e përgjegjshme, është diçka që ata nuk e mirëpresin”, thotë Alex Vines i cili e ka studiuar Afrikën për dekada të tëra si udhëheqës i programit për këtë kontinent tek organizata Chatham House”.

 

Por, çfarë mund të bëjë bota me këtë rajon të mbushur me atmosferë anti-perëndimore?

 

“Çdo veprim i partnerëve ndërkombëtarë nga Franca apo Shtetet e Bashkuara mund të keqinterpretohet. Unë mendoj se është veprim i matur që Pentagoni t’i mbajë forcat atje dhe të vëzhgojë ndërsa ndërmjetësimi, veprimet politike dhe ndoshta planifikimi i ndërhyrjes ushtarake, vazhdojnë”, thotë z. Vines.

 

Ndërkohë, në Niamey, banorët kanë grumbulluar ushqime dhe furnizime për atë që mund të jetë një javë e tensionuar para tyre./voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
deti i kuq Nigeri SHBA

Nga e njëjta kategori

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por ende nuk vendos për tërheqjen e forcave!

më shumë...

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar që ajo të mbetet e hapur

më shumë...

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe qytetarë të ardhur nga diaspora

më shumë...

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:17

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet...

11:00

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me...

10:49

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin...

10:47

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

10:18

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për...

10:11

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe...

9:33

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin...

8:38

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

8:24

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një...

7:25

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

7:21

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni...

6:54

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit...

6:43

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju...

6:37

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e...

5:53

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej...

5:34

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të...

5:26

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i...

5:13

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur...

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në L...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.