Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët mëngjesin e kësaj të shtune kanë goditur një efektiv për shkak të detyrës.
Ndërkohë bëhet me dije se gjatë shoqërimit në komisariatin nr.2 dy të rinjtë D.S 21-vjeç dhe K.S 18 vjeç kanë thyer kamerat e sigurisë si dhe kanë dëmtuar dyert e dhomave të shoqërimit, ndërsa kanë kanosur me jetë punonësit e policisë.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.
Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





