E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia tani po negocion vetëm me SHBA-të për Ukrainën!

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia aktualisht po negocion për Ukrainën vetëm me Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh të enjten se skica e një plani paqeje të diskutuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në Gjenevë mund të formojë bazën për marrëveshjet e ardhshme  për t’i dhënë fund konfliktit.

Por vuri në dukje se nëse kjo nuk ndodh, Rusia do të vazhdojë të luftojë. Ai kërkoi tërheqjen e Ukrainës nga të paktën pesë territore që ka pushtuar tashmë Rusia.

Steve Witkoff, i dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, pritet të zhvillojë bisedime në Moskë javën e ardhshme me Putinin rreth propozimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë