Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon pamje nga...

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për...

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet...

Shpërthim në një bar në Moskë, tre të vdekur...

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet i riu...

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen:...

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi kuqezi e...

E FRIKSHME/ Skema e PENSIONEVE, ja ç’ndodh në 10 vite: ZERO rritje

25 Nëntor 22:57

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa, ka ngritur alarmin për krizën e skemës së pensioneve në Shqipëri, duke theksuar se vendi po përballet sot me pasojat e 30 viteve keqmenaxhim dhe mungesë formalizimi.

Sipas tij, formula e llogaritjes së pensioneve ka nxjerrë në pah një realitet të ashpër, shumë qytetarë që sot kanë arritur moshën e tretë, nuk kanë paguar ose nuk iu janë hedhur kontributet, duke mbetur me pensione minimaliste.

Në një intervistë me moderatoren Pranvera Borakaj, Stringa theksoi se pavarësisht rritjeve të shpallura, pensionet në terma realë kanë mbetur thuajse 0%, ndërsa skema si e tillë është në vështirësi serioze.

Pjesë nga biseda:

Stringa: Për shkak të formulës së llogaritjes që u zhvillua, shqiptarët po vuajnë tani një pasojë, s’kanë paguar sigurimet këto 30 vjet. Pra, pasojat që ne po shohim sot, një pjesë e tyre nuk janë më gabimet që janë bërë gjatë kohës së komunizmit. Tani Shqipëria po sheh pasojat e keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit gjatë këtyre 30 vjetëve. Ai që ishte 25 vjeç në ’90-ën,  tani ka kapur moshën e pensionit dhe ka një periudhë të tërë që nuk është interesuar se çfarë ka ndodhur

Borakaj: Ose ka punuar dhe kontributet nuk janë hedhur, se kjo ka ndodhur.

Stringa: Tani, mund të thuash ti diçka tjetër, që ky është faj që kanë qytetarët.

Borakaj: Po

Stringa: Por, faji është pastaj pse qeveria nuk ka pasur mundësi ta rrisë më shumë pensionin, atë bazën, që të paktën këta të ishin në një pension relativisht të lartë ose të mirëqenë. Kjo del pastaj si arsye e reformave, të cilat edhe ato fatkeqësisht, në një farë mënyre, nuk kanë ecur me atë progresin që duhet, sa i përket edhe formalizimit. Po ashtu, dhe sa i përket edhe transferimit të rritjes ekonomike në rritje pagash, rritje rrogash dhe në rritje mirëqenie për qytetarët

Borakaj: Pra, Shqipërisë i rriten pensionistët dhe pensionistët paguhen pak.

Stringa: Pensioni dhe skema janë në një problem shumë të madh, megjithëse qeveria nuk e pranon. Pensionistëve i është rritur skema… i është rritur pensioni në terma realë gati zero %.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret
Tagged:
Pensionistet Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për marrdhëniet me liderët botërorë dhe politikën

më shumë...

Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një makine në lëvizje! Policia në ndjekje të autorit

më shumë...

“Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK jep detaje

më shumë...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:53

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon...

10:47

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama...

10:13

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin...

9:57

Të shtëna me armë pranë Urës së...

9:40

Shpërthim në një bar në Moskë, tre...

9:02

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet...

8:48

Më nervozë dhe të paduruar, çfarë ndodh...

7:50

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

7:02

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von...

6:59

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi...

6:42

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi...

6:09

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e...

6:01

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në...

5:47

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen...

5:39

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

5:12

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për...

5:06

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri...

4:49

Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët...

4:46

Zjarr pranë spitalit në Lezhë, zjarrfikësit vënë...

4:27

“Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit...

Më të klikuarat

  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • “Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK j...
  • Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari dyshohet si...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.