E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Itali! 18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident me motor

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi në Sorbolo di Parma, në zonën e Reggio Emilia.

Sipas mediave të huaja, viktima është 18-vjeçari Francesco Ajdini, i cili jetonte me familjen e tij në Praticello di Gattatico.

I riu po udhëtonte me motorçikletë përgjatë Via Marconi, kur u përplas me një automjet tip Fiat, që po kryente një kthesë majtas. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe i riu, pavarësisht se mbante helmetë, ka përfunduar në asfalt.

Ekipet e shpëtimit, mes tyre vullnetarë të Kryqit të Kuq, Ndihma Publike e Parmës dhe një helikopter mjekësor, mbërritën menjëherë në vendngjarje, por plagët e marra rezultuan fatale për 18-vjeçarin.

Reklamë

Hetimet po kryhen nga karabinierët e njësisë së Parmës, të mbështetur nga policia lokale dhe zjarrfikësit.

I riu kishte mbushur 18 vjeç më 18 gusht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë