Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 540 gram kokainë dhe 180 gram hashash.

Shqiptari i cili jetonte në zonën e Alessandrisë, ishte mbajtur nën vëzhgim nga policia prej disa kohësh.

Gjatë hetimit, ai është parë disa herë duke hyrë në një shtëpi në lagjen Pista Vechia të Alessandria dhe orët e fundit është filmuar nga kamerat teksa hedh një qese në plehra.

Policia ka kryer kontroll në banesë, por fillimisht u kontrollua përmbajtja e asaj që ishte hedhur në mbeturina dhe u konstatua prania e mbetjeve nga ambalazhi i një blloku narkotikësh të rëndë. Lënda narkotike e sekuestruar i është gjetur vet shqiptart, por brenda banesës së tij.

Ndërkohë gjatë kontrolleve, oficerët kanë vërejtur gjithashtu se shtëpia ishte e zbrazët dhe përdorej vetëm për ruajtje të drogës. Në total u sekuestruan edhe rreth 14 mijë euro cash që i atribuohen aktiviteteve të shpërndarjes së drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *