Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vora”, një 25-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje. I riu u përpoq të mashtronte uniformat blu, por pas vëzhgimeve dhe veprimeve u bë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tij.

 

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u gjetën në trupin e 25-vjecarit, teksa u ndalua nga policia në aksin rrugor Sharke –Vorë.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A. M. se aftër banesës së tij ndodhej një automjet dhe dyshonte se kishte shkuar për të vjedhur në banesën e këtij shtetasi, menjëherë organizuan punën, ku ushtruan kontroll në automjetin e dyshuar që pretendohej nga 25-vjeçari A. M., por gjatë kontrollit dhe verifikimeve nuk ka rezultuar asnjë problem”, thuhet në njoftim.

 

Duke u bazuar në veprimet dhe deklaratat kontradiktore, A. M. është mbajtur nën vëzhgim prej disa orësh. kanë ndërhyrë duke e kontrolluar 25-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *