Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny ka bërë paraqitjen e tij të parë publike këtë të mërkurë, pas lirimit nga spitali në Gjermani, ku ai po trajtohej për helmim nga një agjent nervor potencialisht vdekjeprurës.

Spitali gjerman tha se gjendja e tij ishte përmirësuar aq sa të lirohej nga ai institucion shëndetësor.

Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Kremlini, i cili ka mohuar çdo përfshirje në incident dhe tha se ende nuk ka parë prova të një krimi. Navalny postoi një një fotografi të tij në “Instagram”, duke qendruar i ulur në stolin e një parku.

Politikani 44-vjeçar i opozitës tha se ai kishte në plan të bënte fizioterapi dhe mund të ndiqte trajtimin në një qendër rehabilitimi për të rifituar aftësitë e tij.

Fillimisht u pretendua se ai mund të ishte helmuar me çaj në aeroport, por zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffan Siebert deklaroi më pas se në trupin e tij u gjetën gjurmë të helmit të epokës sovjetike “Novichok”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *