Avokati Kujtim Cakrani, u dhunua më 8 shkurt në qytetin e Vlorës nga dy të rinj. Ngjarja ndodhi në një pikë karburanti, ndërsa dyshohet se konflikti lindi për motive banale.
I ftuar në “Living Day” në Vizion Plus, me moderatoren Brunilda Lahe, avokati tregoi se si ndodhi ngjarja. Cakrani tha se pasi doli nda spitali, qëndroi për disa ditë të tjera në shtëpi, dhe tani ndihet mirë fizikisht.
Ai tha në studion e Vizion Plus se policia ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në karburant dhe ka identifikurar autorët, por nuk e kontaktuar ende, ndërsa theksoi se pret që efektivët e policisë të zbardhin ngjarjen. Sa i përket familjes, Cakrani tha se e mësoi lajmin e dhunimit nga mediat.
Avokati Cakrani: Ndenja në spital, pastaj në shtëpi dhe të enjten që shkoi isha i detyruar të dilja sepse kisha çështjen e Presidentit Meta. Pra pas 12 ditësh. Tani ndihem mirë, por këto ngjarje lënë mbresa. Kur nuk ke konflikte fillon e mendon pse kanë ndodhur. Isha në qytetin e Vlorës, isha duke dalë nga qyteti, është një pikë karburanti. Aty isha duke furnizuar makinën dhe dy të rinj mu afrun dhe nuk e kuptova dot. “Ke zënë rrugën…”, diçka e kësaj natyre. E kuptova se ishte një provokim dhe e mblodha veten. Ata më fyen më pas dhe unë iu ktheva. Erdhi njëri pas shpine dhe më goditi, menjëherë erdhi policia dhe më shoqëruan për në spitalim Rajonal të Vlorës. Kisha një goditje, por pa fraktura. Gjithçka ndodhi brenda një minute. Ata më provokuan, u afruan pranë makinës time dhe më thanë “hap rrugën”. Janë dyshimet e mia, por nëse policia nuk do të zbardhë rrethanat e ngjarjes, unë jam akoma në atë boshllëkun tim të informacionit. Nuk i njihja ata dy persona. Në Vlorë jam nip, shkoj. Ndërmjet Vlorës., Fierit dhe Tiranës kam jetën time. Në Vlorë më njohin të gjithë, por ata ishin të rinj dhe nuk i njihja. Policia ka marrë kamerat e pikës së karburantin dhe thonë se i kanë identifikuar, por nuk më kanë kontaktuar më. Mendoj se policia duhet ta zbardhë këtë ngjarje. Familja ime e mësoi nga mediat.
Avokati gjithashtu zbuloi se pas ngjarjes ka marrë telefonata dhe mesazhe të shumta. Ai tha se vetëm nga kryeministri i vendit dhe Presidenti nuk është kontaktuar.
Avokati Cakrani: Kam pasur telefonata dhe mesazhe. Ka pasur nga politika…vetëm Edi Rama dhe Bajram Begaj nuk më kanë telefonuar, pastaj pothuajse të gjithë më kanë kontaktuar./vizionplus.tv





