Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 July 2026
Vizion fokus

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së,...

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë të fëmijëve

Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis marshimi në...

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri herë më...

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë dhe 50...

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen...

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave në Itali

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Turqia këmbëngul në kushtet e saj lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO

5 Qershor 18:49

Në këmbim të mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO, zyrtarët në Ankara kanë kërkuar që Stokholmi të dorëzojë ose censurojë gazetarë, politikanë dhe aktivistë që, sipas tyre, po mbështesin “terroristët” kurdë. Në mesin e tyre është edhe deputetja e parlamentit suedez, Amineh Kakabaveh, me të cilën Zëri i Amerikës zhvilloi një bisedë.

 

Disa javë pasi Suedia dhe Finlanda dorëzuan kërkesat për anëtarësim në NATO, Turqia vazhdon t’i bllokojë ato, duke thënë se të dy vendet, ndër të tjera, duhet të vënë në listën e zezë disa grupe dhe disidentë kurdë.

 

Një nga çështjet kryesore është një ligjvënëse suedeze me origjinë kurde nga Irani.

 

“Fillimisht donin që të më dorëzonin tek ata. Por më vonë mësuan se unë jam me origjinë nga një vend tjetër. Nga Kurdistani iranian. Unë nuk jam shtetase e Turqisë. Në të njëjtën kohë, jam anëtare e Parlamentit të një vendi evropian. Kështu që kjo nuk ishte e mundur për ta. Erdogani tani thotë se nuk do të lejojë që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s për sa kohë që unë jam anëtare e parlamentit”, thotë ligjvënësja Amineh Kakabaveh.

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, e ka quajtur Suedinë një “vatër terrorizmi”.

 

“Ne kërkuam që 30 terroristë të ekstradoheshin, por Suedia tha se nuk do ta bënte këtë. Ju nuk do të dorëzoni terroristët tek ne, por na kërkoni që t’ju lejojmë të anëtarësoheni në NATO. NATO është një organizatë e sigurisë. Kështu që ne nuk mund t’i themi ‘po’ cenimit të sigurisë së kësaj organizate të sigurisë”, tha presidenti turk.

 

Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Turqisë kanë qenë të ndërlikuara vitet e fundit kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kurdëve të Sirisë dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Turqi.

 

Sipas raportit të organizatës Human Rights Watch për vitin 2022, shumë politikanë kurdë në Turqi janë burgosur nën akuzat për terrorizëm “në bazë të aktiviteteve të tyre legjitime politike jo të dhunshme”.

 

Deputetja suedeze i tha Zërit të Amerikës se ajo beson se është vënë në shënjestër sepse ka folur për Partinë Popullore Demokratike, ose HDP.

 

“Kjo ndodh sepse kam folur shumë për çështjen kurde, veçanërisht për HDP-në në Kurdistanin e Turqisë. Në Kurdistanin e Turqisë ose në të gjithë Turqinë, 5000 prej tyre janë në burg, përfshirë kryetarë bashkie dhe zyrtarë të tjerë të qyteteve”, thotë ajo.

 

Zyrtarët suedezë dhe finlandezë thonë se do të vazhdojnë të bisedojnë me Turqinë, dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të angazhohen në këtë dialog.

 

Por mbetet e paqartë se si anëtarët e tjerë të NATO-s do të negociojnë aftësinë e Turqisë për t’i vënë veton kërkesave të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO. VOA/

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
antaresimi ne tato Erdogan Suedia Turqia

Nga e njëjta kategori

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën

më shumë...

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë të fëmijëve

më shumë...

Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës! Qytetarët paralajmërojnë nesër një tjetër protestë para Kuvendit

më shumë...

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri herë më i lartë se ai i të rriturve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar...

10:31

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

10:29

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë...

10:18

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do...

9:51

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

9:43

Mbyllet dita e 32-të e protestës, nis...

9:33

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri...

9:14

Mërkuri retrograd fillon dhe sjell turbulenca për...

9:08

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak...

8:52

Nga shalqiri te çajrat, ja çfarë duhet...

8:42

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë...

8:26

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke...

8:21

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

8:17

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave...

7:37

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi...

7:31

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut,...

7:27

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush...

7:26

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

7:08

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë...

6:57

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • Nis shpërndarja e bonusit të verës, Ibrahimaj jep shifrën!
  • Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefi i komisariatit 4 ikën...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.