Zonat turistike të Korçës përfshi edhe pazarin e vjetër janë më të kërkuarat nga turistët e huaj të cilët thonë se mbeten të mrekulluar sa nga kulinaria që gjejnë aty aq edhe nga arkitektura që shohin.

 

Gary Sims dhe Terry Haley vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë disa ditë që ndodhen në juglindje të vendit.

 

Jam nga Tenesi SHBA, po kalojmë një kohë të mrekullueshme këtu, njerëzit janë shumë miqësorë dhe kanë një shpirt të gëzueshëm. Tani kemi ardhur në pazarin e Korçës të shijojmë gatimet. Ushqimi mesdhetar është më i miri dhe të mban në formë.

 

Jam nga Kalifornia. Ne kemi miq të mirë këtu në Korçë dhe në Ersekë. Na pëlqen shumë. Ende nuk kemi ngrënë asgjë por jam duke shkuar për drekë tani dhe jam e sigurt që do të jetë shumë e shijshme.

 

Adabela dhe Enriqueta vijnë nga Barcelona. Pasi kanë vizituar Malin e Zi dhe veriun e Shqipërisë, ata janë ndalur në Korçë.

 

Ne jemi me pushime dhe kemi udhëtuar nga Mali i Zi drejt Shqipërisë. Ne kemi qëndruar në Valbonë dhe ky është qyteti i parë që po vizitojmë, është vërtet shumë këndshëm, edhe njerëzit janë të këndshëm, gjithashtu edhe pjatat janë shumë të mira. Nuk di shumë gjëra për Korçën sepse ne jemi duke i zbuluar vendet që vizitojmë dhe shpresoj që të mund të mësojmë sa më shumë rreth qytetit.

 

Jam nga Barcelona, është hera jonë e parë këtu. Sapo kemi ardhur dhe nuk di shumë gjëra për Korçën por kemi dëshrë të mësojmë sa më shumë për këtë vend. Pazari po na pëlqen shumë, shohim që zhvillohet një festival muzike këtu do të kishim dëshirë ta ndiqnim.

 

Qyteti i Durrësit është një tjetër destinacion turistik i kërkuar nga turistët e huaj. Më të frekuentuar janë monumentet më të  njohura e të rëndësishme, si Amfiteatri antik, muzeu arkeologjik, forumi rrethor e termat romake. Turistet shprehen se informacionet per vendin tonë dhe Durrësin i kanë marrë nga interneti apo YouTube.

 

Sapo mbërritëm me traget. Kemi vizituar vetëm amfiteatrin. Kemi lexuar në internet per Durrësin dhe ka një histori tepër interesante, prandaj zgjodhëm  të vijmë këtu.

 

Është dita jonë e dytë këtu në Durrës. Për Shqipërinë kemi mësuar nga një program televiziv na pëlqeu prandaj vendosëm të vijmë.  Nuk është vetëm periudha kur turistët e huaj vijnë në Shqipëri për detin, por edhe për të njohur më shumë kulturën. Shumë turistë të tillë shkojnë edhe në kalanë e Krujës e numri i tyre është rritur nga viti në vit.

 

Shqipëria është shumë interesante. Kruja është shumë e bukur për shkak të historisë që jo mbart. Është diçka shumë ndryshe për ne, diçka që nuk e kemi pritur ta shohim.

 

Kam ardhur me djalin, dinim disa gjëra nga historia prandaj zgjodhëm të vizitonim Krujën. Është një vend shumë i bukur dhe tërheqës.

 

Është hera e parë që vij në Shqipëri. Kështjella është madhështore dhe vërtet shumë e bukur.

 

Ky muze gjendet ne rrethimin e kalasë se Krujës dhe daton që në vitin 1764.

 

Një tjetër vend që ka tërhequr vëmendjen e shumë turisteve është edhe parku kombëtar i Shëbenik -Jablanicës. Numri i turistëve që  viziton këtë park është gjithnjë e në rritje. Relievi i mrekullueshëm ofron mundësi të shumta për zhvillimin e sporteve të ndryshme, por edhe për kamping.

 

Mungesa e investimeve nga njeriu ka bërë që ky park të ruaj madhështinë dhe bukurinë e tij të paprekur për vite me radhë. Shebenik Jablanica ofron një potencial të jashtëzakonshëm edhe për zhvillimin e turizmit ne dimër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *