Përfaqësuesja e larte për politiken e jashtme te Bashkimit Europian, Federika Mogerini nis këtë te mërkure nje turne vizitash ne Ballkan, duke e gjetur rajonin ne nje moment te vështire sa i perket situatës politike ne disa vende. Ne diten e trete te ndalesës se saj, Mogerini do te vizitoje Tiranën, aty ku e pret bojkoti dhe protesta e opozitës qe ka bllokuar ngritjen e komisioneve te vetingut dhe për pasoje zbatimin e reformës ne drejtësi. Bashkimi Europian është shprehur kundër bojkotit te opozitës dhe ka vendosur si kusht per çeljen e negociatave zbatimin e reformës ne drejtësi.

 

Ne kete kontekst, vizita e Mogerini ne kete periudhe ne Tirane behet shume e rëndësishme per mesazhet qe ajo do te përcjelle per palët politike. Ndalesa e pare e zyrtares se larte te Brukselit është ne Mal te Zi nje nga vendet qe sipas vlerësimeve te Brukselit është duke ecur me shume ne procesin e integrimit. Ndërsa ne ditën e dyte te turit te saj, Mogerini do te qëndroje ne Bosnje-Hercegovine, nje vend qe vijon te vuaje pasojat e luftës dhe mbetet me probleme te mëdha politike. Me shume interes ne ditën e dyte pritet edhe ndalesa e saj ne Maqedoni per shkak te krizës politike atje. Me pas, Mogerini do te jete edhe ne Serbi, ndersa parashikohet ta mbylle turin e saj ballkanik me Kosovën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *