Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vendosur të zgjasë masat kufizuese deri në fund të prillit. Vendimi u mor pas paralajmërimeve të ekspertëve të shëndetësisë, të cilët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të jetë edhe 200 mijë.

 

Trump u shpreh për mediat se do të jetë i kënaqur nëse të vdekurit janë më pak se 100 mijë. Sipas tij, kjo tregon se puna e bërë është e mirë.

 

“Do të ishte mirë për vendin nëse do të përbajmë numrin e vdekjeve deri në 100 mijë. Është një numër i tmerrshëm. Por kjo do të thotë se ne kemi bërë një punë të mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *