Presidenti amerikan, Donald Trump mohoi te kete pranuar fitoren e rivalit të tij, Joe Biden, në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Ai ka fituar vetëm në sytë e mediave që prodhojnë lajme të rreme. Nuk kam pranuar asgjë. Kemi një rrugë të gjatë përpara. Këto kanë qenë zgjedhje të manipuluara“, shkroi Trump.

Trump dhe ekipi i tij ligjor kanë filluar një sërë sfidash përkundër faktit se zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë thënë se nuk panë prova të parregullsive serioze.

Për të siguruar rizgjedhjen, Trump do të duhet të përmbysë epërsinë e Biden në disa shtete.

Fushata e Trump megjithatë shënoi një fitore ligjore më 14 nëntor kur një gjykatës i Pensilvanisë urdhëroi qarqet të numërojnë një pjesë të fletëvotimeve me postë, ose të rasteve kur votuesi nuk paraqiti identifikimin e vlefshëm në kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *