Refuzimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të njohur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale para inaugurimit të 20 Janarit mund të ketë pasoja të tmerrshme nga pandemia.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden e ka quajtur qëndrimin e Donald Trump krejtësisht të papërgjegjshëm.
JOE BIDEN
PRESIDENT I ZGJEDHUR
“Më shumë njerëz mund të vdesin nëse nuk koordinohemi. Mendimi që presidenti është ende duke luajtur golf dhe duke mos bërë asgjë në lidhje me pandeminë është e pakuptueshme. Ne jemi aktualisht në një vrimë mjaft të errët tani, të paktën në lidhje me situatën e shkaktuar nga pandemia.”
Kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbëngul se votimi i 3 nëntorit ishte manipuluar .
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA-së
Fitore e madhe në shtetin e Nevada. E gjithë gara e Komisionerit të Qarkut Demokrat, sapo u anulua për shkak të mospërputhjes të votuesve. Zyrtarët e qarkut Clark nuk kanë besim në sigurinë e tyre zgjedhore. Ndikim i madh! Demokratët Radikalë të Majtë, duke punuar me partnerin e tyre, Fake News Media, janë duke u përpjekur të vjedhin këto zgjedhje. Nuk do t’i lejojmë! Unë fitova!
Ekipi i presidentit ka nisur një sërë padish ligjore në shtetet kryesore me arsyetimin se shumë fletëvotime ishin të pavlefshme . Por deri tani nuk janë gjetur prova konkrete që të provojnë mashtrimin.





