Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes një bisede telefonike të zhvilluar me kryeministrin e Australisë, Scott Morrisonë, i ka kërkuar ndihmë për të hetuar punën e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller.

 

Mueller ka hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, të cilat i ka fituar Trump.

 

Sipas mediave australiane Trump i ka kërkuar Morrisonit ta ndihmojë në gjetjen e provave për diskreditimin e këtyre hetimeve. Zyrtarët australianë e konfirmuan telefonatën dhe thanë se kryeministri është pajtuar të ndihmojë.

 

Nga ana tjetër qeveria e Australisë është shprehur është gjithmonë e gatshme të ndihmojë dhe bashkëpunojë në çështje që janë nën hetime.

 

Udhëheqësi konservator i Australisë është në mesin e aleatëve më të afërt ndërkombëtarë të Trumpit.

 

Zbulimi i fundit vjen në kohën kur Trump po përballet me procedurat e shkarkimit, për shkak të një telefonate me një udhëheqës tjetër të huaj. Trump akuzohet për presion ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, për të hetuar për korrupsion rivalin e tij politik, Joe Biden, dhe djalin e tij.

 

Mueller, ndërkaq, ka hetuar nëse Trump ka bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *