Kandidati republikan Donald Trump është i bindur se ka mbështetjen e grave, përtej skandaleve seksuale qe kane goditur fushatën e tij. Madje multimiliarderi thotë se kur vjen fjala te votuesit, duket se me mire po ecën me femrat sesa me meshkujt.

“Mendoj se sondazhet janë shumë të pasakta kur vjen fjala te gratë. Unë them se ne po ecim më mirë me gratë sesa me burrat. Kemi vendosur rekord me meshkujt dhe une dua t’i falënderoj, por po iu them se gëzojmë edhe një mbështetje shumë të madhe nga gratë, e këtë e vlerësoj shumë”.

Ne anën tjetër, demokratja Hilari Klinton, duket se nuk e ka mbajtur premtimin e saj, kur tha se nuk do te merrej me deklaratat e rivalit te saj, pasi serish e ka sulmuar Trampin ne lidhje me mospagesen e taksave gjate nje takimi ne Karolinen e Veriut.

“Gjatë debateve zbuluam se ai nuk ka paguar asnjë cent taksë mbi fitimin për 20 vite. Thotë se kjo e bën të zgjuar dhe mendon se ne të tjerët që paguajmë taksa jemi budallenj. Ndërsa unë them se dua t’i jap një mundësi që të paguajë më shumë taksa”.

Kur mbeten edhe pak dite nga zgjedhjet, ish-sekretarja amerikane e shtetit udhëheq ne te gjitha sondazhet me te paktën 4 pike diference.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *