Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Brett Kavanaugh në Gjykatën e Lartë duke i hapur rrugën një betejë të pritshme për konfirmimin e tij.

 

Presidenti e quajti të përzgjedhurin e tij një jurist të shkëlqyer. Kavanaugh është gjykatës apeli në distriktin e Kolumbias, si dhe ish-këshilltar i ish-presidenti George  Bush.

 

Vendimi pritet të sjelle zhvillime të reja sa i takon trajtimit të çështjeve sensitive, duke filluar nga aborti e deri tek armët apo emigracioni.

 

Ky është nominimi i dytë i Trump në gjykatën më të lartë në vend.

 

“Gjykatësi Kavanaugh ka kredenciale të përkryera, kualifikime të larta dhe angazhim të provuar për barazi para ligjit. Është një jurist brilant me një stil të qartë dhe efikas, i njohur ndërkombëtarisht si një nga mendjet më fine dhe më të mprehta ligjore të kohës sonë.”

 

Kavanaugh do të zëvendësojë gjykatësin 81 vjeçar Anthony Kennedy, që deklaroi muajin e kaluar se do të tërhiqej nga detyra. Gjykatësit e kësaj gjykate qëndrojnë gjithë jetën ne detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *