Presidenti Donald Trump është kthyer në shtëpi ndwrkohw qw senati vijon seancat dëgjimore për shkarkimin e tij. Por përpara se të largohej nga forumi vjetor në Davos, kreu i shtetit amerikan u sigurua edhe njëherë të theksojë se demokratët janë çmendur përderisa kanë nisur një process të padrejtë shkarkimi, sipas tij të pabazuar në fakte të vërteta.

 

“Kam shumë respekt për senatin dhe ia lë në dorë gjykimin për këtë cështje e cila ka filluar si një cmenduri. Demokratët kanë deklaruar informacione që nuk mund ti besojë askush. Ata janë të cmendur. E kanë kuptuar se nuk më mundin dot në zgjehdje dhe po e përdorin fajësimin për këtë. Për më tepër kërkojnë edhe dëshmitarë, nuk jam kundër kësaj personalisht por si president shqetësohem sepse ka të bëjë me sigurinë kombëtare.”

 

Gjatë konferencës për shtyp, presidenti Trump bëri të ditur se shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje tregtare edhe me BE.

 

“SHBA kanë humbur më shumë se 115 bilionë dollarë me BE për vite me radhë. Ata janë më të vështirë për të bërë biznes madje edhe se Kina. Kështu që do të më dueht të mbaroj bisedimet me Pekinin përpara se të nis me Brukselin. Por së shpejti do ta arrijmë dhe do të hapim tmerrësisht vende pune edhe për europianët.”

 

Kreu i shtëpisë së bardhë iu përgjigjej edhe kritikave të aktivistes suedeze për klimën, Greta Thunberg.

 

Trump deklaroi se kritikat për klimën duhet tu drejtohen vendeve të tjera dhe jo Amerikës.

 

 “Mendoj se disa njerëz po flasin për gjëra jo reale, ne të gjithë duam ajër dhe ujë të pastër por parametrat janë shumë mirë në vendin tonë. Mbetjet në oqean ne na vijnë nga vendet e tjera, aty duhet të fokusoheni.”

Forumi i Davosit kishte ne qender ceshtjet e klimes dhe te ekonomise.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *