Një nënë është akuzuar për vrasjen makabre të dy fëmijëve të saj sepse organet e tyre kishin vlerë të madhe parash. Amanda Sharp-Jefferson dyshohet se ka mbytur 1-vjeçarin Rose Singleton dhe motrën dy muajshe Lily në shtëpinë e tyre në Las Vegas. Babai i tyre i dëshpëruar zbuloi gjithçka kur u kthye në shtëpi.

 

Ai njoftoi policinë, ndërsa pyeste bashkëshorten “Çfarë ke bërë?” Sipas një raporti policor, nëna 26-vjeçare kishte bërë komente për të pyetur sesa vlejnë organet e tyre. Ajo u dërgua në komisariat si e dyshuar, por edhe për t’u mbrojtur, pas zemërimit të familjarëve.

 

Sharp-Jefferson pretendoi se i gjeti fëmijët të vdekur në dhomën e ndenjes pasi u zgjuan në 10 të mëngjesit. Në vend që të kërkonte ndihmë, ajo bëri një dush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *