Me dhjetra qytetarë të revoltuar kanë hyrë në teatër për të protestuar për mungesën e ujit të pijshëm prej 3 ditësh. Për shkak të protestuesëve, është anuluar aktiviteti “Mbrëmja Gala” në Teatrin “Petro Marko” , e programuar me rastin e festave të fundvitit.
Me bidona në duar qytetarët kanë kërkuar riparim të defektit dhe marrjen e masave të menjëhershme. Sipas tyre prej tri ditësh Vlora është në një situatë të papranueshme që qyteti ka tre ditë pa ujë të pijshëm.
Protestuesit kanë hyrë me forcë në ambientet e teatrit me shishe dhe bidona uji bosh, si simbol i protestës për problem jetik që kanë thuajse çdo ditë.
Mes thirrjeve të tyre dallohen ‘parrullat Duam ujë,Poshtë qeveria
Më pas ata kanë dalë jashtë dhe bllokuan bulevardin Ismail Qemali,në aksin para teatrit Petro Marko.
/vizionplus.tv





