E mërkurë, 21 Tetor 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Numërohen mbi 95% të votave në Kosovë! Vetëvendosje drejt fitores, nis festa në rrugët e Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur festimet në Prishtinë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Sipas të dhënave paraprake, partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e shkurtit.

Me mbi 50% të votave, Vetëvendosje është drejt fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura këtë të diel, duke siguruar numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë së re. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pritet të vazhdojë mandatin e tij.

Reklamë

Në sheshin dhe rrugët e kryeqytetit, qindra mbështetës të VV-së kanë dalë për të festuar, duke ndezur fishekzjarrë dhe duke krijuar atmosferë festive në Prishtinë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë