E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kontrolle për lëndët piroteknike, policia sekuestron fishekzjarre e kapsolla, procedohen tregëtarët në Sarandë

Policia sekuestroi më shumë se 1 mijë lëndë piroteknike që shiteshin në mënyrë të paligjshme.

Kontrollet u ushtruan në qytetin e Sarandës, teksa uniformat blu njoftuan zyrtarisht se kanë sekuestruar 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla.

Reklamë

Të proceduar penalisht përfunduan edhe pronarët e subjekteve tregtare 26 dhe 55 vjeç.

Aksioni është pjesë e masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të jashteligjshem të lëndëve piroteknike gjate festave të fundvitit.

Edhe të shtunën policia e Vlorës sekuestroi 179 lëndë piroteknike që u gjeten në një biznes në qytetin bregdetar, ndërsa në hetim u vendos një shitëse 31-vjeçare./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë