Reshje të dendura shkaktojnë përmbytje në jug të Spanjës, autoritetet në alarm (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut që ranë nga e shtuna në të dielën pranë qytetit të Malagës shkaktuan përmbytje në disa zona të Spanjës jugore, duke vënë në gatishmëri autoritetet lokale. Sipas shërbimeve të emergjencës, deri më tani nuk janë raportuar viktima.
Kreu i operacioneve të menaxhimit të emergjencave të qeverisë rajonale të Andaluzisë, Antonio Sanz Cabello, bëri të ditur përmes rrjetit social X se reshjet intensive kanë shkaktuar gjithsej 339 incidente në rajon, kryesisht në provincën e Malagës, por theksoi se asnjë prej tyre nuk konsiderohet serioz. Ai shtoi se autoritetet rajonale po e mbajnë ende në fuqi “nivelin e emergjencës”, megjithëse Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Spanjës (Aemet) uli nivelin e alarmit nga i kuq në portokalli gjatë orëve të vona të paradites.
#Noticias #España #
???????? | Fuerte tormenta e inundaciones en Marbella, provincia de Málaga, España. pic.twitter.com/J3OTThY0ky— elmotelo (@jcvg0910) December 28, 2025
Reklamë
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytura në disa fshatra gjatë natës, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan punën që në orët e para të mëngjesit për pastrimin e zonave të prekura dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Ndërkohë, në lindje të Andaluzisë, rajoni i Murcias, në brigjet e Mesdheut, u vendos në alarm të kuq gjatë mëngjesit të sotëm. Aemet u bëri thirrje qytetarëve për “kujdes të jashtëzakonshëm në orët në vijim”, veçanërisht edhe në rajonin fqinj të Valencias, për shkak të rrezikut të dëmeve serioze nga kushtet e pafavorshme atmosferike.
Cártama, Malaga in Spain tonight. A car being swept away in the floodwater…????pic.twitter.com/RnxNnQR9sA
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) December 27, 2025
Spanja mbetet ende e ndjeshme pas përmbytjeve të mëdha të tetorit 2024, të cilat shkaktuan mbi 230 viktima, kryesisht në rajonin e Valencias. Autoritetet rikujtojnë se në Spanjë menaxhimi i fatkeqësive, veçanërisht atyre të lidhura me klimën, është përgjegjësi e autoriteteve rajonale, të cilat po monitorojnë nga afër situatën aktuale.
/vizionplus.tv




