22 personat që janë arrestuar të mërkurën në Tiranë për drogë kanë dalë përpara Gjykatës penale të kryeqytetit.
Ata ranë në grackën e ngritur nga Policia e Tiranës, ku përmes blerjeve të simuluara është provuar me prova e fakte përfshirja e tyre në prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Shpërndarja e drogës ishte e shtrirë në të gjithë Tiranën, ndërsa mes të arrestuarve bën pjesë një ish-ushtarak, Dylber Aliaj.
Në dosjen e siguruar nga Vizion Plus, është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij të fundit. Ka qenë një bashkëpunëtor me emrin Astrit ai që nxori zbuluar ish-ushtarakun. Bashkëpunëtori e pyet nëse është ndopak e mirë ose jo duke iu referuar kokainës. Ai i përgjigjet se jo vetëm që është i mirë, por e konsumon edhe vetë.
Droga transportohej ne disa raste me taksi, por edhe me motoçikleta picash. Me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me një brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella.
Policia bëri të ditur se lënda narkotike shitej kryesisht në Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, etj.droga shitej në lokale, tabakino, mjete taksi apo të kamufluara si shpërndarje porosish.
Nga operacioni u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 10 kilogramë Cannabis Sativa, 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.
Në kërkim si pjesë e rrjetit janë shpallur edhe gjashtë 6 persona të tjerë.
Të arrestuarit:
Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.





