Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino gjatë mesnatës. Pesë punëtorë janë shtypur nga një tren teksa po punonin në shinat e linjës hekurudhore Torino-Milano.

 

Ndërkohë dy punëtorë të tjerë kanë mbetur të plagosur me dëmtime të lehta.

 

Treni pa pasagjer po udhëtonte me 160 km në orë drejt Torinos, nga goditja e fortë, punëtorët kanë pësuar vdekjen e menjëherëshme. Më i riu prej tyre ishte 22 vjecc.

 

Autoritetet vijojnë hetimet ndërsa reagimet mbi këtë tragjedi kanë qënë të forta. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë një gabim komunikimi, por në çdo rast do të duhet të pritet përfundimi i hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *