Subscribe

Sikur te mos mjaftonin problemet e krizës ne ndërtim, qe lidhen sa me kreditimin dhe me bllokimin e lejeve, tregu është ne ngërç edhe nga hipotekimi. Edhe pse kërkesa për strehim vijon te mbetet e larte, qytetaret refuzojnë te blejnë nje apartament te pa hipotekuar, fakt ky cili rrit çmimet e banesa qe e kane ketë certifikatë. Agjentet imobiliar i kërkojnë Bashkisë qe t’i japë zgjidhje këtij fenomeni, i cili do te ndikonte pozitivisht ne treg. Nga ana tjetër edhe barra fiskale, konkretisht rritja e tatim fitimit ne 15 % per çdo shit-blerje pasurie është nje fakt, i cili ka ndikuar negativisht ne treg. Agjente e tregut kërkojnë te rikthehet procesi i rivlerësimit te banesave, ndërsa paralajmërojnë se ndërtimet e reja do te kenë kosto edhe me te larte. Administrata e Bashkisë është angazhuar per t’i dhëne zgjidhje, fenomenit te hipotekimit, por deri me tani ende nuk ka një produkt konkret. Nga ana tjetër, rritja e taksës se infrastrukturës ne Bashkinë e Tiranës, prite te rrisë me 30 % çmimet e banesave te reja qe do te ndërtohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *