Tregtarët e fruta-perimeve në Lezhë janë përballur sot me policinë si pasojë e grumbullimit të shumtë të qytetarëve që kishin dalë këtë mëngjes për të blerë produktet e nevojshme.

Pothuajse të gjithë pa maska, qytetarët këtë të hënë i janë drejtuar tregut ushqimor të qytetit duke krijuar një situatë të rrezikshme për përhapjen e pandemisë, çka ka shtyrë policinë bashkiake të marrë masa me mbylljen e aktivitetit.

Tregtarët të penalizuar nga kjo masë e marrë i bëjnë thirrje bashkisë që të jetë ajo që tu japë një zgjidhje pasi sipas tyre, me vendim qeverie ata lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Tregtarët mbeten në pritje të një zgjidhjeje zyrtare pasi për ta ky treg është e vetmja mënyrë mbijetese.

Ata shprehen të revoltuar sepse të gjithë tregtarët kanë ndërprerë aktivitetin dhe malli që ka mbetur i bllokuar do prishet, ndërsa shtojnë se nuk kanë mundësi tjetër punësimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *