Subscribe

Njësitë policore të qenve që përdoren në pikat e kalimit kufitar në vendin tonë tashmë do të kenë edhe një manual trajnimi sipas standarteve të Bashkimit Evropian.

Drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Saimir Boshnjaku , nga takimi i organizuar nga OSBE në Golem të Kavajës tha se Rezultatet janë të prekshme, pasi vetëm gjatë vitit 2023 në pikat e kalimit kufitar janë sekuestruar 3 milion euro.

“Ne kemi pasur rezultate të prekshme, ku mund të përmend që për vitin 2023 nga strukturat kufitare të emigracionit parandalimi dhe goditjae transportit të vlerave monetare  cash nëpër pikat kufitare ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm nëpërmjet qenve. Vlera e sekuestruar e këtyre parave cash ka qenë rreth 3 milionë euro”, tha Saimir Bosnjaku, drejtor i Drejtorisë Së Kufirit Dhe Migracionit.

Xhenis Ballço, zyrtare e projektit të armëve të vogla dhe të lehta në prezencën e OSBE-së thotë se manuali i trajnimit do t’i shërbejë njësive policore të qeneve për rritjen e kapaciteteve të tyre.

“Kjo nuk është për të krijuar një system i cili do të qëndrojë vetëm sot, por kjo është për të krijuar një sistem i cili në mënyrë afatgjatë do të sigurojë shtetin shqiptar që të vazhdojë të krijojë këto kontakte dhe eksperienca  me marrëdhënie bilateral  direct me shtet e përfshira duke marrë këtu Francën, por edhe vendet e ballkanit Perëndimor”, u shpreh Xhenis Ballço.

Takimi per sigruine e kufijve eshte zhvilluar në koordinim me OSBE-së si dhe me mbështetjen financiare te Gjermanisë dhe Francës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *