Trajneri i Pordenones, Leonardo Colucci, pavarësisht humbjes në penallti ndaj Interit në Kupën e Italisë thotë se nuk mund të kërkojë më shumë nga kjo ndeshje.

 

Tekniku italian thotë se për skuadrën nga Serie C t’i shkaktosh probleme të atilla klubit zikaltër është sikur të fitosh gjithë garën.

 

“Djemte ishin fantastik, ne nuk fituam takimin, por nuk mund të kërkoja më shumë”, ka thënë Colucci për Rai.

 

“Të dërgosh Interin në penallti për ne është si të fitosh Kupën e Italisë. Në penallti mendova se do vazhdojmë më tej, i vlerësoj të gjithë ata që patën guximin t’i gjuajnë”.

 

 

“Spalletti më tha se ne merituam të kualifikoheshim për më tej dhe e falënderoj për sinqeritetin. Nga nesër do kthehemi me këmbë në tokë dhe të dielën kemi Renaten që po na pret”.

 

 

“Të gjithë në dhomat e zhveshjes ishin me kokë poshtë, i kuptoj, por ata kanë mentalitetit për t’u rikthyer”.

 

 

“Ata duhet të kujtojnë se humbën në penallti nga liderët e Serie A dhe se ne krijuam katër apo pesë raste shënimi”.

 

“Tani duhet të kthejmë faqen, ndjejmë hidhërim, por bukuria e futbollit është se kemi një tjetër lojë të dielën”, ka shtuar Coclucci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *